
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të dalin në protestën e opozitës, ditën e hënë, më datë 8 korrik.
“E jashtëzakonshme fryma e qëndresës ndaj sistemit autokrat dhe qeverisë së krimit të organizuar dhe korrupsionit. Entuziazëm në çdo familje shqiptare për ndryshimin e këtij sistemi të kalbur”, shkruan Kryemadhi në Facebook.
“Ftoni familjarët, miqtë, shokët, të bëhemi të gjithë bashkë më 8 korrik”, shton kreu i LSI-së në postim. (A2 Televizion)