Kryetarja e Lëvizjes Monika Kryemadhi ka deklaruar sot që LSI ka depozituar disa amendamente të Ligjit për Arsimin që sipas saj mund të zgjidhin problematikën e studentëve duke plotësuar kërkesat që ata kanë shprehur publikisht.
Sipas Kryemadhit, në orën 09.00 deputetet e LSI, Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaci kanë depozituar në Kuvend amendamentet e propozuara nga LSI për zgjidhjen e 8 kërkesave të studentëve.
Sipas LSI-së, amendamentet e tyre për ligjin e buxhetin e vitit 2019 zgjidhin kërkesat numër 1, 4, 5, 6 dhe 7 të paraqitura nga studentët, që kanë të bëjnë me trajtimin e tyre ekonomik dhe kartën e studentit, ndërsa amendamenti i ligjit për arsimin zgjidh kërkesat e studenteve numër 2 dhe 3 që përkon me rritjen e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20% dhe me përfaqësimin në bordin e Administrimit të IAL-ve.
Ndërkohë, nuk ka munguar reagimi i kryeministrit Edi Rama ndaj iniciativës të LSI, përmes një statusi në Twitter ku Rama ironizon krerët e opozitës. (A2 Televizion)