
Gjatë takimit me mbështetësit në Lezhë, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, premtoi përfundimin e rindërtimit në zonat e prekura nga tërmeti, si dhe amnisti për faturat e energjisë elektrike. Kryemadhi deklaroi se partia që ajo drejton do të angazhohet për të garantuar të ardhmen e të rinjve.
“Prandaj angazhohemi që të gjithë, jo vetëm për të bërë fjalë për amnistinë fiskale të energjisë elektrike, por për të falur çdo abuzim që është bërë me faturat e energjisë elektrike për familjet e Lezhës dhe gjithë Shqipërisë. Për familjet e rindërtimit të cilat presin me padurim rindërtimin e shtëpive të tyre. Jo vetëm që do ta çojmë deri në fund rindërtimin dhe për të pasur shtëpi dinjitoze dhe jo selektim përsa i përket flamujve politik. Por për çdo familje që ka humbur shtëpinë, çdo familje që vazhdon të jetojë sot në çadra. Nuk do të ndalemi asnjëherë për të ndihmuar dhe për ti dhënë dorën çdo familje, për t’i dhënë dorën njëri tjetrit, çdo qytetari shqiptar, sepse në fund të fundit të gjithë jemi të barabartë si përpara Zotit ashtu dhe përpara ligjit”. (A2 Televizion)