
Kryeministri Edi Rama tha nga Austria se Ballkani i Hapur është një mjet i menduar për të zbatuar Procesin e Berlinit.
I ftuar në Forumin Europian “Wachau” për temën “Ruajtja e së ardhmes së Europës dhe zgjerimi i BE”, Rama tha se në vend që të presin dritën jeshile nga Bashkimi Europian, shtetet e rajonit kanë menduar të bashkëpunojmë. “Ne mund të rrimë duke pritur Godonë, ose të lëvizim për të ri ngjallur shpirtin europian në rajonin tonë”, tha Rama.
Ai tha se nëse shtetet e Ballkanit nuk përpiqen të normalizojnë marrëdhëniet, e kaluara tragjike mund të rikthehet. “Jemi shumë të mirë për të bërë gjëra të tmerrshme. Duhet që bashkëpunimi të jetë norma dhe që lëvizja e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit të jetë mënyra sesi ne jetojmë. Ne duam ta zbatojmë Procesin e Berlinit dhe për këtë kemi ndërtuar një mjet për ta zbatuar, Ballkanin e Hapur”, u shpreh Rama. (A2 Televizion)