Rama nuk ndalet ndaj BE-së: Dimri nuk duket i sigurt. Mbledhjet e Brukselit, depresive

Nga A2 CNN
25 Qershor 2022, 15:02 | Politikë
Rama nuk ndalet ndaj BE-së: Dimri nuk duket i sigurt. Mbledhjet e

Kryeministri Rama mori pjesë këtë të shtunë së bashku me kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer, në Forumin Europian Wachau për temën “Ruajtja e së ardhmes së Europës dhe zgjerimi i BE”.

Ai nuk i ndali kritikat ndaj Bashkimit Europian pasi të enjten nuk u votua për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pas vetos së Bullgarisë.

https://a2news.com/2022/06/25/nese-plas-eshte-shume-me-keq-rama-rusia-vend-i-larget-per-ne-serbia-eshte-ndryshe-po-perpiqemi-te-mos-biem-serish-ne-kurth/

Rama u shpreh se çështja është përtej vetos së Bullgarisë, pasi sipas tij, kjo situatë ka ardhur kur Rusia po lufton me Ukrainën dhe dimri nuk duket i sigurt. Rama tha se BE duket se është bërë më e bashkuar pas luftës, por sipas tij, Putin flitet se mund të jetë i sëmurë, por edhe mund të mos jetë, ndërsa BE-ja, sipas Ramës, nuk është e shëndetshme.

“Në këtë kryqëzim, ku disa prej shkallëve shkojnë lartë e disa zbresin poshtë, ne jemi në mes. Ne mund të ngremë njëri-tjetrin, por edhe mund ta ulim poshtë. Disa njerëz e kuptojnë këtë shumë mirë të tjerë jo. BE sot ka nevojë për Ballkanin, po aq sa Ballkani ka nevojë për BE-në. Nuk është ide e mirë që të ftosh dikë nga Ballkani, ta lejosh të ulet sepse duhet ta dëgjosh.

https://a2news.com/2022/06/25/i-lumtur-vetem-ai-qe-ulet-ne-kremlin-von-cramon-samiti-be-ballkani-perendimor-deshtim-i-plote/

Nuk ka vend më të mirë se Austria për të marrë veten nga mbledhjet depresive të Brukselit. Më duhet të them, së pari, ndjej keqardhje për BE-në. Shumë njerëz i komentuan ato që thash në konferencën për shtyp si një zemëratë të madhe. Mund të jetë, por nuk ka të bëjë me ju, por me BE-në. Pasi qëndruam atje për 4 orë me radhë dhe i pamë e dëgjuam, ndjemë pafuqinë e tyre përballë një situate surreale, kur një vend i NATO-s merrte peng dy vende të tjera të NATO-s në mes të një lufte të nxehtë në kufijtë e Europës, që rrekej të qëmtonte pasiguri historike përpara 26 vendeve të tjera që nuk mund të bëjnë asgjë.

https://a2news.com/2022/06/25/nga-brukseli-ne-austri-rama-takohet-me-kancelarin-karl-nehammer/

Dje, parlamenti bullgar votoi për diçka që shpresoj të jetë e mjaftueshme për Maqedoninë e Veriut, por kjo nuk lidhet vetëm me Bullgarinë. Ka diçka më të thellë që është humbur dhe duhet rikuperuar shpejt. Të gjithë dëgjojmë se Putin është shumë i sëmurë, mund të jetë e vërtetë, por edhe mund të mos jetë. Nga ana tjetër, BE-ja nuk duket se është shumë e shëndetshme. Një mik këtu tha se Putin ka bërë bashkë Europën, por është shumë herët për të thënë këtë, pasi nuk duket se dimri i ardhshëm do të jetë i lehtë dhe nuk duhet ta marrim këtë të mirëqenë”, u shpreh Rama. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/06/25/rama-be-i-dha-ukraines-nje-antidepresiv-po-pengon-avancimin-e-kunderreformes-se-putinit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos