Kryeministri i Italisë pret Edi Ramën: Do të vazhdojë mbështetja e plotë ndaj Shqipërisë

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2021, 13:15 | Politikë
Kryeministri i Italisë pret Edi Ramën: Do të vazhdojë

Kryeministri i Italisë, Mario Draghi, priti në një takim, këtë të mërkurë, Edi Ramën, ndërsa më pas ata mbajtën edhe një konferencë për mediat.

Draghi foli për lidhjet e forta mes Shqipërisë dhe Italisë, duke e falënderuar edhe njëherë kryeministrin shqiptar për solidaritetin gjatë periudhës së vështirë të pandemisë, ndërsa theksoi se mbështetja ndaj Shqipërisë do të vazhdojë të jetë e madhe nga Italia.

“Ne ishim takuar edhe më parë, por nuk kemi pasur mundësinë të flisnim sy më sy. Doja ta falënderoja Ramën për solidaritetin që Shqipëria ka pasur me Italinë në periudhën më të errët gjatë pandemisë. Marrëdhënia jonë është shumë e fortë, nuk ka nevojë për fjalë.

Italia e ndjek nga afër procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Italia do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë në këtë rrugë të saj. Edhe bashkëpunimi në Gjyqësor dhe sigurisë ecën shumë mirë dhe sot folëm për këtë. Mund të them se Italia do t’i japë një mbështetje të plotë Shqipërisë”, tha Draghi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos