Vrasja tragjike e 8-vjeçarit në Fier, Basha: Kambanë alarmi për shtetin dhe drejtësinë

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2021, 13:01 | Politikë
Vrasja tragjike e 8-vjeçarit në Fier, Basha: Kambanë alarmi

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale në lidhje me ngjarjen tragjike që i mori jetën një të mituri në zonën e Fierit.

Basha shprehu indinjatën për këtë ngjarje të rëndë dhe kërkoi reagimin e shtetit që ngjarje të tilla në të ardhmen të parandalohen.

“Dita e djeshme, e cila jo për herë të parë na përballi me ngjarje të rëndë kriminale, është një kambanë alarmi për të gjitha strukturat e shtetit shqiptar, për policinë, drejtësinë, shëndetësinë e kujdesin social. Duhet një vëmendje e shtuar ndaj çdo rasti, një strategji e re përballjeje përtej propagandës, që ngjarje të tilla të parandalohen pa qenë vonë”, tha mes të tjerash Basha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos