
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është shtruar në spital, ku po trajtohet me ndihmë mjekësore të scpecializuar.
Mediat vendase raportojnë për gjendjen shëndetësore të kryeministrit, referuar burimeve nga zyra e tij.
Sipas njoftimit 73-vjeçari është në gjendje të mirë dhe po i nënshtrohet vlerësimit në spitalin Sheba.
Netanyahu raportohet se nuk ndihej mirë, por ishte plotësisht i vetëdijshëm gjatë rrugës për në spital. (A2 Televizion)