Kryeministri komunikon “live” me ankuesit, PD: Propagandë

Nga A2 CNN
26 Mars 2020, 23:04 | Politikë
Kryeministri komunikon “live” me ankuesit, PD: Propagandë

Edi Rama i telefonoi personalisht disa prej personave që ishin ankuar në platformën “online” shqipëria që duam.

Kjo është një alternativë për të mos mbingarkuar numrat e urgjencës dhe policisë, sipas kryeministrit, i cili për pothuajse të gjithë ata me te cilët kontaktoi “live” kishte një porosi: “Kjo punë duhet përballuar të gjithë bashkë”.

Për disa, zgjidhja do të vijë në ditët në vijim, ndërsa për disa të tjerë brenda pak minutash.

Por, të gjithë përformancën e këtyre ditëve, Partia Demokratike e konsideron spektakël. Për këtë arsye, Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi publikoi një video me dëshmi qytetarësh, që sipas tij, përgënjeshtronin propagadën e Ramës se shtresave në nevojë po i vihej në ndihmë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos