Meta kthen për rishqyrtim në Kuvend ligjin e pronave

Nga A2 CNN
26 Mars 2020, 16:30 | Politikë
Meta kthen për rishqyrtim në Kuvend ligjin e pronave

Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin e pronave.

Sipas Kreut të Shtetit, "disa nene të këtij ligji duhen rishikuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pasi përmbajtja e tyre në formulimin aktual cenon parimin e sigurisë juridike; bie ndesh me dispozita kushtetuese; rrezikon të krijojë tension kushtetues; si dhe nuk është në harmoni me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese".

"Për këto arsye, në bindje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe në ushtrim të së drejtës së parashikuar në pikën 1, të nenit 85 të saj, Presidenti i Republikës ka vendosur që ligji nr. 20/2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”, i duhet kthyer për rishqyrtim Kuvendit, me qëllim rishikimin dhe përmirësimin e tij në disa dispozita", lexohet në dekretin e Metës.

Dekreti i plotë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos