Kryeministri Rama i përgjigjet Metës me një thënie të Aristotelit

Nga A2 CNN
3 Korrik 2019, 20:55 | Politikë
Kryeministri Rama i përgjigjet Metës me një thënie të

Kryeministri Edi Rama nuk mund t’i kalonte pa përgjigje sulmet e shpeshta të Presidentit Ilir Meta në adresë të tij përgjatë ditës së mërkurë.

Kështu ai ka postuar në rrjetet sociale një thënie të Aristotelit me të cilën duket se thumbon Kreun e Shtetit.

“Çdokush mund të inatoset - kjo është kollaj, por të inatosesh edhe me njeriun e duhur, edhe në masën e duhur, edhe në kohën e duhur, edhe në mënyrën e duhur, kjo jo, kjo nuk është e lehtë dhe jo çdokush e ka këtë fuqi. Aristoteli”, shkruan kryeministri Edi Rama në Facebook (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos