Kryeministri Rama vizitë në Francë, me ftesë të Macron

Nga A2 CNN
22 Mars 2021, 07:48 | Politikë
Kryeministri Rama vizitë në Francë, me ftesë të Macron

Kryeministri Edi Rama niset sot në Paris të Francës, ku pritet të takohet me Presidentin Emmanuel Macron.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Presidencës franceze, e cila ka njoftuar se takimi dypalësh do të mbahet në orën 13:20 pasuar nga një drekë e përbashkët në Elysee.

Nuk dihet ende se çfarë çështjesh janë në tryezë për diskutim në këtë vizitë të Ramës, me ftesë nga Presidenti Macron. Takimi i fundit mes liderëve të vendeve ishte ai i 15 majit të vitit 2018. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos