SPECIALE A2/ Greqia, me sytë nga turizmi

Nga A2 CNN
24 Prill 2021, 19:00 | Aktualitet

Në ishullin grek të Rodos, sektori i hoteleri-turizmit, i goditur rëndë nga pandemia Covid-19 gjatë vitit të fundit, ka nisur përgatitjet për këtë sezon veror, duke bërë rregullimet e fundit për të pritur turistët vendas dhe të huaj. Edhe pse sezoni zyrtarisht do të nisë më 14 maj, prej 19 prillit, pavarësisht karantinës, vendi është hapur për udhëtarët nga vendet e Bashkimit Europian, Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Serbia, Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Të gjithë këta turistë të huaj do të mund të udhëtojnë drejt Greqisë, pa patur nevojë që të karantinohen kur të mbërrijnë apo kthehen prej andej, kjo nëse provojnë përmes testit një rezultat negativ apo nëse janë vaksinuar tashmë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos