GJKKO kthen për rihetim në SPAK ish-kreun e Kushtetueses, Bashkim Dedja

Nga A2 CNN
12 Tetor 2021, 11:46 | Kronikë
GJKKO kthen për rihetim në SPAK ish-kreun e Kushtetueses, Bashkim

Gjykata e Posaçme vendosi të kthejë në duart e SPAK dosjen penale në ngarkim të ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. Pasi u përjashtua nga sistemi me një vendim të Shkallës së Dytë të vetingut, Dedja u hetua për akuzën e “fshehjes dhe mosdeklarimit të pasurisë”.

Këtë të martë, pas disa seancash shqyrtimi paraprak të kërkesës për gjykim të SPAK, gjyqtari Erion Bani vendosi të rikthejë dosjen në duart e SPAK.

Gjykata vlerësoi se hetimi nuk ishte i plotë, se duhet të kryhej një akt i ri ekspertimi dhe për pyetjen e disa personave. Po sipas gjykatës, disa nga aktet ishin bërë të papërdoreshme. Vetë Dedja, përmes avokatit të tij Baftjar Rusi, i qëndroi kërkesës për pushim të akuzës, ose për plotësim të hetimit. RusiPër plotësimin e hetimit gjykata i dha kohë prokurorisë deri në 30 nëntor. Gati një muaj më parë Gjykata e Posaçme ktheu në SPAK për plotësim të hetimit edhe dosjen ndaj Fatos Lulos, ish-anëtari i Kushtetues, i akuzuar po për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”.

Prej disa muajsh SPAK ka nën hetim 10 ish-anëtarë të Kushtetueses dhe Gjykatës së Lartë të shkarkuar nga vetingu, që dyshohet se kanë pasuri të pajustifikuara. Deri më tani, gjykata ka sekuestruar një apartament të Bashkim Dedjes, një dyqan te Fatos Lulos, si edhe pjesën takuese të ish-gjyqtarit të Lartë Shkëlzen Selimi në një karburant në Vlorë, në gati 3 mijë m2 truall dhe një apartament. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos