Kthesa e gabuar e fut mes protestës së dhunshme, taksistët i marrin jetën mjekut

Nga A2 CNN
9 Gusht 2023, 16:52 | Bota

Një mjek britanik ka mbetur viktimë e një gabimi tragjik, që ai bëri gjatë pushimeve në Afrikën e Jugut.

Mjeku 40-vjeçar ishte me pushime bashkë me dy të afërmit e tij kur ai hyri me makinë në qytezën Nyanga të Cape Town, pranë aeroportit ndërkombëtar të qytetit.

Ai papritur ngatërroi kthesën që duhet të merrte nga aeroporti dhe u bllokua në mes të protestës së dhunshme të shoferëve të taksive.

Sipas deklaratës së policisë mjeku kur devijoi u nis drejt Nyanga dhe në lagjen Ntlangano Crescent, një numër protestuesish iu afruan automjetit të tij, duke e qëlluar për vdekje.

Nyanga është një nga vendet më të rrezikshme në Afrikën e Jugut, ku 74 njerëz vriten çdo ditë.

Ngjarja sakaq, ka ndodhur në një kohë kur grevat e dhunshme nga taksistët kanë shpërthyer në Cape Town, pasi oficerët e policisë filluan konfiskimin e automjeteve të paligjshme.

Aktivistët e tërbuar të lidhur me industrinë private me ndikim të taksive kanë goditur me gurë makina dhe autobusë, duke i vendosur edhe flakën disave.

Por, sindikata kombëtare e taksive ka thënë se anëtarët e saj nuk po nxisin dhunën dhe të tjerët po përdorin grevën si një justifikim për të nisur protestat e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos