
Alternime kthjellimesh me vranësira të shpeshta do të sjellë paraditja e kësaj të diele në të gjithë vendin përveç jugperëndimit ku do të ketë kthjellime. Mesdita shton kthjellimet në veri-qendër, por fuqizohen vranësirat në zonat jugore ku skaji jugor dhe juglindja do të kenë edhe reshje të pakta shiu, kushte që vijojnë edhe gjatë natës.
Temperaturat vijojnë të rriten me 2°C në mëngjes e mesditë duke luhatur dy vlerat ditore nga 4 në 23°C.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior, ndërsa në bregdet vijon dallgëzim i ulët. (A2 Televizion)