Shëndeti mendor i fëmijëve, pandemia shkaktoi panik, ankth dhe stres te të vegjlit

Nga A2 CNN
16 Tetor 2021, 14:13 | Aktualitet
Shëndeti mendor i fëmijëve, pandemia shkaktoi panik, ankth dhe

Pasojave të izolimit dhe të frikës nga virusi nuk i kanë shpëtuar as fëmijët. Psikiatrit po përballen me shtimin pacientëve të vegjël që përjetojnë ankth, stres, mbyllje në vetvete, deri dhe probleme serioze.

Por cilat janë shenjat te fëmijët që duhet të alarmojnë prindërit? “Një prind duhet të shohë ndryshimin e mënyrës së të sjellit, të qëndruarit, të vepruarit. Këta lloj fëmijësh dallojnë menjëherë sepse prindërit thonë, “fëmija im bën sjellje të çuditshme që nuk i ka bërë më parë. Ndryshimi i rutinës së çuditshme e bën atë të alarmohet dhe të kërkojë ndihmë”, shprehet Valentina Asabella, mjeke psikiatre.

https://a2news.com/2021/10/16/efektet-ne-shendetin-mendor-40-me-shume-te-shtruar-ne-spitalet-psikiatrike/

Tetori është edhe muaji i shëndetit mendor. Gjatë një tryeze për këtë çështje, mjekë specialistë dhe psikologë tregojnë se krahas vizitave nuk mungojnë as letrat dhe mesazhet online nga të rinjtë.  Ankthi është shqetësimi kryesor te këto grupmosha.

Ndërsa situata post Covid ka renduar më tepër shëndetin mendor te moshat mbi 60 vjeç. Mjekët rekomandojnë të mos neglizhohet asnjë shqetësim për të mos thelluar çrregullimet mendore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos