
Anglia mori një fitore tenistike ndaj Iranit në ditën e dytë të Botërorit të Katarit, 6-2. Një ndër golat më interesantë ishte ai i realizuar nga Saka pas një asisti të Kane. Drejtori teknik i Tiranës, Tefik Osmani, analizoi në “murin magjik” në A2 CNN këtë gol të “Tre Luanëve”.
Osmani u shpreh se Irani gaboi shpesh duke e ngritur lartë mbrojtjen dhe 4 kundër 4 futbollistëve të një niveli të lartë të anglezëve ishte e vështirë për ata që t’i ndalnin. (A2 Televizion)