
Nisur nga situata e krijuar për shkak të motit të keq në zonën e Shkodrës, Ministria e Arsimit njofton se procesi mësimor nuk do të zhvillohet as nesër në 14 shkolla të këtij qarku.
Nga këto shkolla vetëm njëra prej tyre është shkollë qendër, ndërsa 13 të tjerat janë shkolla vartëse.
Shkollat ku nuk do të zhvillohet mësim nesër:
1. Shkolla “Mehmet Shpendi”, Shalë
2. Shkolla “Theth”, Shalë
3. Shkolla “Gimaj”, Shalë
4. Shkolla “Dom Prek Ndrevashaj”, Shosh
5. Shkolla “Palaj”, Shosh
6. Shkolla “Nicaj”, Shosh
7. Shkolla “Kir”, Pult
8. Shkolla “Kasnec” , Pult
9. Shkolla “Pog” , Pult
10. Shkolla “Bruçaj”, Pult
11. Shkolla “Plan” , Pult
12. Shkolla “Maja e Thanës” , Pult
13. Shkolla “Xhan” , Pult
14. Shkolla “Kuc” , Pult
Gjithashtu Ministria e Arsimit bën me dije se strukturat arsimore vijojnë të jenë në kontakt të vazhdueshëm me bashkitë dhe shtabet e emergjencave të ngritura nëpër qarqe. (A2 Televizion)