Kufiri Shqipëri-Kosovë, pritja dhe kthimet acarojnë situatën, shoqërohen dy persona

Nga A2 CNN
2 Qershor 2020, 14:56 | Aktualitet
Kufiri Shqipëri-Kosovë, pritja dhe kthimet acarojnë

Në Morinë është acaruar situata nga pritja e gjatë dhe kthimet mbrapsht të qytetarëve. Dy shtetas shqiptarë 25-vjeçarë u shoqëruan nga policia kufitare e Prizrenit në dhomat e paraburgimit.

Me urdhër-ndalimi të Prokurorisë së Prizrenit ata do të qëndrojnë 48 orë në paraburgim, për të dalë para gjykatës me akuzën e kundërshtimit më forcë të policisë kosovare.

Shtetasit në fjalë kanë debatuar me policinë kufitare të Kosovës në lidhje me kërkesat dhe sqarimet për ndalimin në kufi, por policia e Kosovës ka bërë menjëherë shoqërimin e tyre.

Edhe pse Shqipëria lejon futjen e shtetasve kosovarë vetëm duke matur temperaturën, autoritetet e kufirit të Kosovës nuk lejojnë shtetasit shqiptarë të futen nëse nuk kanë certifikatën se janë negativë nga Covid në katër ditët e fundit,  në të kundërt detyrohen të qëndrojnë në karantinë 7 ditë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos