A duhet shkarkuar Ardi Veliu? Rama: Gaboi, por është çështje e mbyllur

Nga A2 CNN
2 Qershor 2020, 13:04 | Aktualitet
A duhet shkarkuar Ardi Veliu? Rama: Gaboi, por është

Në një bashkëbisedim me gazetarët këtë të martë, kryeministri Rama u pyet edhe për reagimin e Ardi Veliut ndaj dhunës së ushtruar ndaj një 15-vjeçari nga Policia e Shtetit.

Rama u shpreh se në këtë rast, Ardi Veliu gaboi, por për të është një çështje e mbyllur. “Drejtori, për të cilin kam konsideratat më të larta për integritetin, për profesionalizmin dhe për rezultatet e arritura, në këtë rast ka gabuar. Këtë e them pa rezerva, por jam më i prirur t’i besoj ndjesës së tij dhe sqarimit që dha sesa të gjithë moralistëve të këtij vendi. Është fare e qartë që nuk ishte një përpjekje për të justifikuar dhunën, pasi punonjësi i policisë është pezulluar menjëherë dhe është çuar në hetim penal, por ishte një përpjekje e keqshpjeguar për të thënë se edhe familja ka përgjegjësinë për miredukimin e brezit të ri. Preferoj ndjesën publike të tij dhe shpjegimet e dhëna prej tij dhe duke e njohur për shkak të punës dhe duke e vlerësuar për integritetin moral, çështja për mua është e mbyllur”, u shpreh Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos