Kukës, dyfishohen çmimet e agrumeve

Nga A2 CNN
13 Mars 2020, 15:27 | Aktualitet
Kukës, dyfishohen çmimet e agrumeve

Qyteti i varfër i Kukësit në këto ditë të vështira sa i takon situatës dhe masave kundër koronavirusit po përballet edhe me rritjen abuzive të çmimit të agrumeve.

Kryesisht, çmimet e limonëve dhe portokajve thuajse janë dyfishuar. Për tregtarët, kjo është një rritje e lehtë që diktohet nga shpërndarësit e shumicës.

Ndërsa për qytetarët, kjo situatë është e papërballueshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos