
Nga shtëpia e tij, kryeministri Rama publikoi një video në lidhje me masat e marra dhe të tjera në vazhdim në luftën ndaj koronavirusit.
“Më vjen mirë që e keni pritur këtë shtetrrethim. Nuk qëndroj dot pa e thënë që deri edhe vlonjatët nuk e kanë shkelur më shumë sesa të tjerët.
Ky është vetëm fillimi fare i një lufte nervash. Askush nuk e thotë dot se sa do të zgjasë. Më shani dhe më mallkoni mua, por masat dhe ndëshkimet do të përshkallëzohen. Kush kapet në thyerje të emergjencës mund ta humbasë patentën. Kush abuzon me çmimet e barnave, mund ta humbasë të drejtën e licencës”, tha Rama.
(A2 Televizion)