Ministrja e Shëndetësisë ka biseduar në telefon me grupin e mjekëve që janë duke punuar në Spitalin e Infektivit, ku ndodhen të shtruar 8 persona të prekur me koronavirus.
Mjekët bën të ditur edhe gjendjen shëndetësore të pacientëve. “Gjendja e 8 personave që janë të shtruar në Infektivin në Tiranë, është e mirë, vetëm njëri prej tyre ndodhet në gjendje të mesme”, tha mjekët.
Ata patën edhe një thirrje për qytetarët: “Kini besim te puna jonë, ekipi është në krye të detyrës”. (A2 Televizion)