Infektime te bavarezët, Goretzka dhe Martinez pozitivë me Covid-19

Nga A2 CNN
29 Janar 2021, 16:00 | Futboll
Infektime te bavarezët, Goretzka dhe Martinez pozitivë me Covid-19

Rezultatet dhe performanca e mirë nuk kanë munguar deri më tani për Bayern Munchen.

Të vetmet shqetësime për kampionët vijnë nga jashtë fushe me dy prej futbollistëve që janë infektuar nga koronavirusi.

Leon Goretzka dhe Javi Martínez dolën pozitiv pas testimeve dhe do të mungojnë sikurse është bërë e zakonshme tanimë, për të paktën 14 ditët e ardhshme. Në kampin e bavarezëve ekziston frikë për faktin se Goretzka ishte e pjesë e stërvitjes së mëngjesit të kësaj të premteje dhe për këtë arsye, gjermani mund të ketë infektuar edhe të tjerë.

Bayern do t’i nënshtrohet të tjera testimesh përpara ndeshjes të së shtunës kundër Hoffenheim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos