Ka ndihmuar Milanin që të përfundojë në vendin e parë gjysmën e parë të sezonit me 5 gola dhe 4 pasime për gol, por Rafael Leao, gjatë kësaj kohe, ka punuar edhe për albumin e tij të parë.
Sot, sulmuesi portugez i kuqezinjve, i njohur me emrin e artit Ëay 45, ka nxjerrë në treg albumin e tij të parë, të quajtur “Beginning”, me 7 këngë rep.
21-vjeçari është shprehur: “Më pëlqen shumë repi dhe mendoj që të jem artist 100% kur të përfundoj karrierën sportive. Për momentin, thjesht kaloj kohën. Në këngët e mia flas për jetën time, për sakrificat që kam bërë për të arritur këtu ku jam”. (A2 Televizion)