Kukësi kthen “me këmbë në tokë” Tiranën, e mund në shtëpi dhe largohet nga vendi i fundit

Nga A2 CNN
29 Janar 2023, 15:03 | Futboll
Kukësi kthen “me këmbë në tokë”

Kukësi ka arritur një fitore të rëndësishme përballë Tiranës brenda në shtëpi, me rezultatin 2-0, në sfidën e vlefshme për javën e 19-të të Superiores.

Protagonist në këtë takim ishin Ovusu dhe Bytyçi, me nga një gol për secilin dhe gjithashtu gardiani Halimi, i cili e mbajti portën e vendasve të paprekur.

Kështu verilindorët largohen nga vendi i fundit dhe ngjiten momentalisht në vendin e 8-ë, ndërsa Tirana vazhdon të kryesojë, por rivalët mund të përfitojnë për t’iu afruar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos