Kukësi mbulohet nga mjegulla e dendur, vështirësi në qarkullim në akset nacionale

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2022, 09:16 | Aktualitet

Kukësi është përfshirë nga mjegulla e dendur mëngjesin e kësaj të diele. Mjegulla ka krijuar vështirësi në lëvizje, në rrugët e qytetit dhe akset nacionale.

 Përshkimi i rrugës është bërë në kushtet e pamjes së kufizuar. Mjegulla mbuloi edhe “Rrugën e Kombit”, një pjesë e së cilës ka pasur dendësi të madhe të mjegullës, duke vështirësuar qarkullimin.

Edhe rrugët nacionale por edhe ato rurale janë nën prezencën e mjegullës.

Në të tilla raste këshillohet që drejtuesit e mjeteve që të ulin shpejtësinë, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugorë. Mjegulla ka mbuluar edhe sipërfaqen ujore te liqenit te Fierzes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos