Sot Krishtlindje, besimtarët e krishterë festojnë lindjen e Jezu Krishtit

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2022, 08:22 | Aktualitet

Sot, besimtarët e krishterë në të gjithë botën festojnë Krishtlindjen. Mesha e lindjes së Krishtit u kremtua në mesnatë, në katedralen e Shën Palit, atje ku shumë besimtarë iu bashkuan lutjeve për më shumë mirësi e harmoni në jetët e secilit.

Ndërkohë, këtë mëngjes mesha nga besimtarët ortodoksë u mbajt në katedralen “Ngjallja e Krishtit”.

Krishtlindja është nga festat më të rëndësishme në kalendarin e besimtarëve katolikë dhe ortodoksë. Sipas besimit ortodoks dhe katolik, në këtë ditë ka ardhur në jetë shpëtimtari Jezu, biri i Perëndisë.

Festa e Krishtlindjes simbolizon unitetin dhe bashkimin në familje. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/23/mesazhi-i-imzot-dodajt-ne-prag-te-krishtlindjes-rinia-te-rizbuloje-te-ardhmen-ne-shqiperi/

A2 CNN Livestream

Latest Videos