
Kukësi ka marrë një fitore të lehtë në transfertë ndaj Flamurtarit në Vlorë, duke shënuar 4 herë ndaj vendasve, të cilët arritën të realizojnë vetëm një gol.
Shkurtaj ishte autor i dy golave që në pjesën e parë, njëri prej të cilëve me penallti. Me nisjen e pjesës së dytë, Vrapi ngushtoi disavantazhin, duke dhënë shpresë për Flamurtarin.
Megjithatë, në vazhdim Kukësi nuk toleroi aspak, duke arritur të realizojë edhe dy gola të tjerë. Musolli në minutën e 69 dhe Cema 10 minuta më pas e vulosën rezultatin në 1-4.
Me këtë fitore, Kukësi ruan vendin e parë në renditje, në kuotën e 38 pikëve pas 20 ndeshjeve. (A2 Televizion)