Napoli nuk ndalet as në Europë, fiton pastër ndaj Eintracht

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2023, 23:09 | Futboll
Napoli nuk ndalet as në Europë, fiton pastër ndaj Eintracht

Napoli tregon edhe një herë se jo vetëm është dominuesja e Serie A në Itali, por edhe ndër ekipet më në formë të Europës.

Ekipi i Luciano Spallettit triumfoi në transfertën gjermane me rezultatin e pastër 0-2 kundër Eintracht, falë golave të bomberit nigerian Osimhen dhe mbrojtësit Di Lorenzo, që përfitoi nga një asist i gjeorgjianit Kvarashkelia në miniutën 65, ndërkohë që gjermanët kishin mbetur me 10 lojtarë për kartonin e kuq të Kolo Muani, i cili ishte edhe ylli i ekipit gjerman.

Ky i fundit, surpriza më e madhe e këtij sezoni, ishte gjithsesi protagonist i një gabimi nga 11 metrat në pjesën e parë, por gabimi nga pika e penalltisë nuk demoralizoi ekipin italian, që tashmë e sheh kualifikimin në çerekfinale pothuajse si një formalitet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos