
Kastrioti ka arritur një fitore të rëndësishme në Kukës, duke u shkëputur edhe më shumë nga 3 vendet e fundit në renditje, për të siguruar mbijetesën në Kategorinë Superiore.
Edhe pse e mbyllën takimin me nëntë vetë, krutanët ia dolën të fitojnë kundër verilindorëve, falë një goli të vetëm, të realizuar nga braziliani Devid në shtesën e pjesës së parë.
Skuadra e drejtuar nga Mirel Josa u ndal kështu pas 3 fitoresh rresht, të realizuara pikërisht kundër 3 skuadrave të fundit të renditjes. Tani kuksianët janë në kuotën e 26 pikëve, po aq sa edhe Tirana, me të cilën do të ndeshen javën e ardhshme. (A2 Televizion)