
Borussia Dortmund ka pësuar një tjetër disfatë në javën e 20 të Bundesliga, ku është mundur me rezultatin 2-1 nga vendasit e Freiburg.
Me këtë humbje, verdhezinjtë largohen dhe më shumë nga gara për kampionatin, me Bayern Munchen që ndodhet 16 pikë i shkëputur prej tyre.
I vetmi ekip që vijon të japë shkëndija për titullin kampion është Leipzig i cili këtë të shtunë fitoi me rezultatin 0-3 ndaj Schalke.
Leipzig qëndron në vendin e dytë me 7 pikë diferencë ndaj Bayern Munchen. (A2 Televizion)