Kategoria Superiore, Partizani kthehet për titull, ngjitet edhe Tirana

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2021, 16:31 | Futboll

Partizani shfrytëzoi maksimalisht hapin fals të Vllaznisë dhe i afrohet garës për titullin. Të kuqtë fituan 2-1 në fushën e Bylis dhe tashmë e sheh veten 6 pikë larg kreut.

Skuadra e Ilir Dajës triumfoi me penalltinë e Çinarit dhe golin e Carës, me portierin Alban Hoxha që ndihmoi pasi në pjesën parë të lojës kishte pritur 11-metërshin e Kojiç.

Asnjë surprizë në kryeqytet ku Tirana mposhti 2-0 Skënderbeun e vendit të fundit, duke i prishur debutimin trajnerit Memelli. Golat për bardheblutë u shënuan nga Seferi dhe Hoxhallari, me kampionët në fuqi që ngjiten në vendin e pestë në renditje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos