
Besir Demiri është zyrtarisht futbollist i Kukësit. Mbrojtësi 26-vjeçar ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me klubin verilindor.
Ish-futbollisti i Kombëtares sonë ka luajtur për shumë vite në kampionatin maqedonas, por edhe në Ukrainë dhe Sllovaki.
Demiri do të bashkohet sot me skuadrën dhe do të zhvillojë stërvitjen e parë me ekipin, teksa është i gatshëm për ndeshjen ndaj Wolfsburg.
Veç pozicionit si mbrojtës i majtë, Demiri luan edhe në mesfushë. (A2 Televizion)