Kulla Eiffel josh vizitorët me tarracën verore

Nga A2 CNN
10 Korrik 2020, 16:45 | Lifestyle
Kulla Eiffel josh vizitorët me tarracën verore

Një tarracë verore ku vizitorët mund të relaksohen 57 metra mbi tokë, të dëgjojnë muzike e të kërcejnë, ndërsa shijojnë pamjet mbresëlënëse të Parisit.

Kjo është ajo që do të ofrojë gjatë sezonit të verës, atraksioni më i famshëm i Francës, kulla Eiffel. Tarraca dhe bari në ambient të hapur do të presin vizitorë deri në 28 gusht, e DJ të ndryshëm do të luajnë muzikë elektronike çdo të enjte e të premte, nga ora 19 deri në 22 të mbrëmjes.

Festa e parë u zhvillua në 9 korrik. E mbyllur në muajin mars për shkak të pandemisë së koronavirusit, monumenti rihapi dyert për publikun në 25 qershor. Edhe pse të gjithë vizitorëve u kërkohet të mbajnë maskë e të ruajnë distancën e sigurisë, pak prej tyre e mbuluan fytyrën, teksa kërcenin apo bisedonin me miqtë gjatë festës në ambient të hapur.

Kulla Eiffel pret zakonisht rreth 7 milionë vizitorë çdo vit, 75 përqind prej të cilëve janë turistë të huaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos