Një minierë 12 mijë vjeçare është gjetur në shpellat nënujore në Meksikë, në gadishullin Jukatan (Yucatan). Sipas kërkuesve puna në këtë minierë, në kërkim të okrës, një mineral tepër i çmuar nga njerëzit e lashtë, ka zgjatur për rreth 2 mijë vite.
Pas më shumë se 100 zhytjeve dhe 600 orëve nën ujë, kërkuesit arritën të nxirrnin artefakte të shumta, si mjete pune, shënjues që ndihmonin minatorët të mos humbnin në korridoret e minierës. Sipas studiuesve, shpellat nuk ishin nën ujë në atë periudhë. Pasi u braktisën nga njerëzit, përfunduan nën ujë rreth 8000 vite më parë, pas rritjes së nivelit të detit në përfundim të Epokës së Akullnajave.
Më parë, kërkuesit kanë gjetur skelete njerëzorë në shpella, por nuk i kishin zbuluar dot pse kishin arritur deri aty.
Okra besohet se është përdorur për lyerjen e trupave, por edhe realizimin e pikturave, si edhe nëpër ceremoni mortore.
Ekipi i zhytësve arriti të eksploronte rreth 7 kilometra kalime nëntokësore në tre shpella të ndryshme. (A2 Televizion)