"Kultura në një javë”, muzika një gjuhë universale, Serbia feston në Tiranë

Nga A2 CNN
22 Qershor 2023, 08:13 | Aktualitet

Përkundrejt trazirave në veri të Kosovës, Tirana do të presë orkestrën filarmonike të Beogradit në Teatrin e Operas dhe Baletit. Plani për të realizuar këtë koncert ka nisur shumë më herët dhe lajmi i kësaj të enjteje do të jetë Zubin Mehta, një nga dirigjentët më të njohur në botë që mbërrin në Tiranë në drejtim të orkestrës së Beogradit. Programi është përcaktuar tanimë. Dhe për 100-vjetorin e krijimit të saj orkestra filarmonike e Beogradit e feston kështu në Ballkan. Pas Beogradit dhe Tiranës, kjo orkestër e vijon turin më pas edhe në Shkup. Më shumë informacion na jep gazetarja Luela Myftari. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos