Kundërpërgjigjet, Kina urdhëron mbylljen e një konsullate të SHBA

Nga A2 CNN
24 Korrik 2020, 11:48 | Bota
Kundërpërgjigjet, Kina urdhëron mbylljen e një konsullate

Përshkallëzohen tensionet mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Qeveria e Pekinit urdhëroi mbylljen e një konsullate amerikane si kundërpërgjigje ndaj një vendimi të njëjtë, marrë ditë më parë nga Uashingtoni zyrtar.

“Vendimi është legjitim dhe i nevojshëm ndaj aksioneve të paarsyeshme të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara”, thekson ministria e jashtme e Kinës.

Gjithashtu shton se situata aktuale mes dyja vendeve është diçka që Pekini nuk dëshiron ta shikojë, ndërsa bën Uashingtonin përgjegjës për gjithçka.

Konsullata që do të mbyllet është në qytetin Çengdu dhe ishte hapur në vitin 1985. Selia diplomatike, e cila ka një staf prej 200 vetësh, është mjaft e rëndësishme për qeverinë Amerikanë pasi gjendet shumë afër me rajonin autonom të Tibetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos