
Asnjë e papritur dhe debutim me poker golash për Uruguajin, që triumfoi 4 me 0 ndaj Ekuadorit.
Çelestëve u mjaftoi një pjesë lojë për të mbyllur virtualisht ndeshjen dhe për ta nisur mbarë këtë edicion të Kupës së Amerikës.
Një gol i shkëlqyer i Lodeiros dhe kartoni i kuq i Quinteros i’a lehtësuan punën skuadrës së Tabarez, për të cilën më pas shënuan edhe Cavani e Suarez.
Në 45 minutat e dyta, autogoli i Minas vulosi rezultatin në 4 me 0. (A2 Televizion)