Kupa e Italisë, shtyhet edhe gjysmëfinalja Napoli-Inter

Nga A2 CNN
4 Mars 2020, 14:47 | Futboll
Kupa e Italisë, shtyhet edhe gjysmëfinalja Napoli-Inter

Napoli-Inter, ndeshja tjetër gjysmëfinale e Kupës së Italisë që ishte programuar për t’u luajtur nesër në “San Paolo”, është shtyrë për një datë tjetër për t’u caktuar, ashtu si Juventus-Milan.

Vendimin e bëri të ditur prefekti i Napolit, Marco Valentini, për shkak të emergjencës koronavirus në Itali.

Pas kaosit që është shkaktuar në kalendarin e Serisë A për shkak të ndeshjeve të shtyra, tashmë futbolli italian duhet të gjejë data të reja edhe për zhvillimin e ndeshjeve të Kupës së Italisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos