Luhet sot java e 25-të e kampionatit. Tirana udhëton në Vlorë, Kukësi përballet me Vllazninë

Nga A2 CNN
4 Mars 2020, 08:32 | Futboll
Luhet sot java e 25-të e kampionatit. Tirana udhëton në

Kategoria Superiore luan sot javën e 25-të të kampionatit. Tirana kryesuese udhëton drejt Vlorës, për t’u përballur me Flamurtarin e vendit të fundit, atje ku do të kërkojë shkëputjen në renditje.

Partizani kërkon kthesën pas humbjes në derbi. Të kuqtë presin Teutën në kryeqytet, në një sfidë shumë të rëndësishme për pikët në renditje, por edhe për stolin e trajnerit Sormani.

Kukësi luan ndeshjen e parë nën drejtimin e trajnerit të ri Orges Shehi. Verilindorët ndeshen me Vllazninë në “Elbasan Arena”, ku ndalesa nuk falet.

Takimet e tjera do të jenë ato mes Laçit dhe Bylisit si dhe ajo mes Skënderbeut dhe Luftëtarit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos