
Policia e Korçës ka publikuar planin e masave për mbarëvajtjen e aktivitetit çiklistik dyditor “Kupa e Shqipërisë Korçë 2023 dhe kërkon mirëkuptimin e qytetarëve gjatë dy ditëve të aktivitetit, në të cilin do të marrin pjesë kategori të grupmoshave të ndryshme.
“Strukturat e Policisë do të marrin masa, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, sigurimin e qarkullimit të lirë dhe pa rreziqe për garuesit, si dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore. Për këtë qëllim, ju informojmë se: Etapa e parë starton ditën e hënë më datë 21.08.2023, ora 16:00/Itinerari: fshati Piskupat, Pogradec-Unazë e Madhe, Pogradec-Bilisht-Korçë; Etapa e dytë starton ditën e martë, më datë 22.08.2023, ora 10:00/Itinerari: qyteti i Korçës-Maliq-Drithas-Plasë-Korçë”, njofton Policia.
Policia kërkon mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës, për ndalimin e qarkullimit të mjeteve, në akset rrugore të lartpërmendura, nga momenti i fillimit të këtij aktiviteti deri në përfundim të tij. (A2 Televizion)