Kuqezinjtë përgatiten për Islandën, në dyshim Arlind Ajeti

Nga A2 CNN
26 Shtator 2022, 17:11 | Futboll
Kuqezinjtë përgatiten për Islandën, në dyshim Arlind

Kombëtarja shqiptare e futbollit vijon përgatitjet për duelin e fundit të Ligës së Kombeve atë ndaj Islandës. Kuqezinjtë kanë mbyllur stërvitjen në Durrës ku grupi është parë në gjëndje relativisht të mirë dhe gati për duelin e të martës.

Megjithatë, as këtë ndeshje lajme e këqija për teknikun Edi Reja nuk kanë munguar.  Më shumë gjasa skuadra  edhe këtë herë nuk do të jetë e plotë pasi Arlind Ajeti ka pësuar një dëmtim dhe po kontrollohet nga stafi mjekësor nëse mund të jetë i gatshëm për këtë sfidë apo jo.

Ndërkohë edhe Myrto Uzuni mbetet në dyshim për këtë ndeshje. Autori i golit të vetëm ndaj Izraelit, pasi hodhi pas krahëve dëmtimin, stafi kërkon të mos rrezikojë lojtarin dhe pse ai është stërvitur rregullisht me grupin.

Sot do të jetë dita e fundit që Reja do duhet të vendos për futbollistin. Kombëtarja shqiptare pas disfatës që regjistroi me Izraalin mbylli automatikisht shpresat për të dalë të parët në grup. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos