Ishte një ditë e bukur me diell në Grinflid, Masaçusets, pranë Bostonit. Matt Bete po shijonte rrezet në pishinën e tij, e madje kishte marrë edhe një sy gjumë. Por duke përfituar nga dera e kopshtit që ishte lënë hapur, një ari i vogël i zi u fut brenda për të kërkuar ushqim.
Pasi nuk gjeti gjë dhe piu pak ujë nga pishina, ariu nisi të nuhasë e të prekë këmbët e Bete. Këtu ai zgjohet por edhe ariu trembet dhe ia mbath. Gjithçka u kap nga kamerat e sigurisë, për të vërtetuar historinë që Bete, me siguri, do t’ia tregojë të gjithë miqve. (A2 Televizion)