Pamjet e rralla nga rrethi i jetës vijnë nga SHBA, kur një mi i sapo lëshuar në liri, nga babai i një 6-vjeçari, ra në kthetrat e një fajkoi të uritur.
Në videon që vjen nga Minneapolis në Minnesota shfaqet një burrë që përgatitet të lërë të lirë një mi që e kishte kapur në shtëpi me çark.
Miu nisi menjëherë të vraponte, por brenda disa sekondash një fajkua u shfaq prej askundi dhe e kapi kafshën e vogël. E gjitha kjo ndodhi në sytë e djalit 6-vjeçar të burrit. (A2 Televizion)