Mbytet gomonia me emigrantë, të paktën 4 viktima në kanalin e La Manshit

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2022, 09:53 | Bota
Mbytet gomonia me emigrantë, të paktën 4 viktima në kanalin

Të paktën 4 persona kanë humbur jetën pasi një gomone me emigrantë u përball me vështirësi dhe u përmbys në kanalin e La Manshit, në orët e para të së mërkurës.

Një operacion i madh kërkim-shpëtimi nisi në ujërat e acarta mes Kentit dhe Francës, me të paktën 43 vetë që thuhet të jenë shpëtuar. E megjithatë, autoritetet druhen se numri i viktimave mund të rritet.  

Dëshmitarët përshkruajnë skena të ngjashme me ato të Luftës Botërore, me dhjetëra njerëz në ujë që kërkonin ndihmë. Emigrantët thuhet të jenë nga Afganistani, Iraku, Senegali dhe India dhe u kishin paguar trafikanëve 5000 paundë.

Gomonia po përshkonte itinerarin e rrezikshëm nga Franca, një ditë pasi kryeministri Sunak njoftoi masa të reja për të mbajtur larg emigrantët e paligjshëm shqiptarë.

Shtetasit shqiptarë përbëjnë grupin më të madh të atyre që kanë hyrë këtë vit në Britani përmes kanalit të La Manshit. Por, kjo është vetëm e dhënë zyrtare e institucioneve britanike e pakonfirmuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos