Piloti i “Top Gear” në gjendje të rëndë në spital pas aksidentit tragjik gjatë filmimit të një dokumentari

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2022, 11:28 | Bota

Piloti i njohur i “Top Gear”, Andrew Flinthoff (Freddie) ndodhet i inkubuar në spital pas një aksidenti fatal gjatë xhirimeve për një dokumentar të BBC. 45-vjeçari ishte nën drejtimin e një mjeti të shpejtësisë së lartë në Dunsfold Park Aerodrome në Surrey, ndërsa makina u përfshi në aksident kur temperatura ishte zero gradë/celsius.

Sikurse njofton BBC, piloti, baba i katër fëmijëve, është marrë me urgjencë nga ambulanca dhe është dërguar në spitalin rajonal, ndërsa ka marrë plagë të rënda, por deri më tani jo kërcënuese për jetën.

Ky aksident vjen rreth tri vite pas një tjetër aksidenti ku u përfshi Flinthoff, ku i shpëtoi për mrekulli vdekjes, ndërsa drejtonte makinën me mbi 160 km/orë. Megjithatë, edhe pse ka pasur disa situata të tilla aksidentesh, ai nuk është tërhequr asnjëherë nga pasioni tij për sportet ekstreme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos