“Kur kërkova avionë, nuk mendova këtë”, Zelensky “tallet” me vdekjen e Prigozhin

Nga A2 CNN
24 Gusht 2023, 22:54 | Bota
“Kur kërkova avionë, nuk mendova këtë”, Zelensky

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka gjetur kohë që në një deklaratë për shtyp nga Kievi të bëjë një batutë jo fort të përshtatshme për vdekjen e liderit të grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin.

Zelensky fillimisht tha se Kievi nuk mban asnjë përgjegjësi për vdekjen e Prigozhin, i cili raportohet se ka ndërruar jetë më 23 gusht pas rrëzimit të avionit të tij mbi Moskë.

Më pas Zelensky bëri shaka duke lidhur apelin e tij të vazhdueshëm ndaj aleatëve perëndimorë për t’i dhuruar Ukrainës avionë luftarakë F-16 me vdekjen e shefit të Wagner.

"Ne nuk kemi asnjë lidhje me këtë situatë. Unë mendoj se të gjithë e dinë se kush është i përfshirë. Kur kërkova nga partnerët mbështetje ajrore, nuk e mendova këtë", tha me ironi Zelensky. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos