Kur lexon autori, festivali risjell kujtimet e një vepre të hershme dhe ato që s'janë botuar ende

Nga A2 CNN
10 Tetor 2021, 14:28 | Aktualitet
Kur lexon autori, festivali risjell kujtimet e një vepre të hershme

Nuk është e zakontë në takimet tona letrare të lexojë vetë autori. Zakonisht shkrimtarët shqiptarë kur e botojnë veprën ia dorëzojnë lexuesit e dorëzohen në shijen që shpërndan libri.

 Por, në festivalin që jehon këto ditë te Muzeu, autorët lexojnë vetë, krijime që i kthejnë në kohën kur I kanë shkruar.

Ka nga ata që kanë zgjedhur të lexojnë diçka të pabotuar më parë. Të gjithë shprehen se e kanë përjetuar si një magji këtë eksperiencë.

Festivali do të mbyllet me natën ballkanike ku do të jehojë jo vetëm leximi në disa gjuhë, por edhe muzika e vendeve që bashkon ky festival letrar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos